Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Produktiviteti i uzinës sonë më të madhe për prodhim armësh ka rënë ndjeshëm

Foto: arkiv

Produktiviteti i “Uzinave inxhinierike të Vazovit” /Sopot/ – sipërmarrja më e madhe e kompleksit industrial ushtarak në Bullgari, është ulur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Këtë e kanë deklaruar përfaqësuesit e sindikatave në ndërmarrje para Ministrit të Ekonomisë nga qeveria e përkohshme, Nikolla Stojanov.

Takimi u kërkua nga sindikatat, të cilët paralajmëruan se ekziston rreziku që uzina të mos mund të përmbushë kontratat e saj, për të cilat tashmë janë marrë paradhënie. Sipas tyre, problemi qëndron në menaxhimin e dobët të ndërmarrjes.

Ministri siguroi se do të merren masa për të garantuar stabilitetin e ndërmarrjes. Sipas tij, duhet të kërkohen investime të reja për modernizim në mënyrë që ndërmarrja të fillojë të prodhojë produkte nga i ashtuquajturi “Standard i NATO-s”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Një pjesë e opozitës nuk do ta mbështesë votën e mosbesimit ndaj qeverisë

"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja Pavella Mitova pasi Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Ahmed Dogan njoftoi se po largohet nga..

botuar më 25-04-16 9.56.PD

DPS e Ahmed Dogan largohet nga shumica qeverisëse

Në një takim të përbashkët të Byrosë Qendrore Operacionale dhe Grupit Parlamentar të partisë DPS-DPS rreth kryetarit nderi Ahmed Dogan, u vendos që lëvizja të tërheqë mbështetjen e saj për shumicën qeverisëse. Si arsye, deputeti Valentin Tonçev..

botuar më 25-04-16 9.32.PD

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD