Imazhet satelitore tregojnë se anija e parë me grurë që largohet nga Ukraina sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia ka mbërritur në Siri. Pamjet e “Planet Labs” të analizuara nga Associated Press tregojnë se anija “Razoni” është ankoruar në portin e Tartus dje, më 16 gusht, dhe është pranë një silos drithi. "Razoni" u largua nga porti i Odesës më 1 gusht me 26 000 ton misër, ndërsa ngarkesa supozohej të nisej për në Liban, por mediat libaneze raportuan se porosia është refuzuar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se detyra kryesore e forcave ukrainase është ta bëjnë luftën gjithnjë e më të vështirë për Rusinë.
Më 16 gusht, një depo municioni shpërtheu në pjesën veriore të gadishullit të Krimesë dhe Moska e përshkroi incidentin si "sabotim" nga ana e grupeve të armatosura besnike ndaj Ukrainës.
Nga ana e saj, Ukraina as nuk e konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen e saj në serinë e shpërthimeve në Krime. Përveç serisë së shpërthimeve në Krime, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ia atribuoi "diversantëve ukrainas" edhe sulmet në linjat e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Kurskut.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..