Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1350. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 20,1% nga 6713 testet e kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1059 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në repartin e terapisë intensive. Ka 179 të ardhur të rinj në spitale, 13 persona vdiqën. Të kuruarit në 24 orët e fundit janë 2040.
Rastet më të reja janë në Sofje - 265, Plovdiv - 114 dhe Burgas - 109.
Në 24 orët e fundit janë imunizuar 2 105 veta. Tashmë në vendin tonë janë 2 067 199 persona që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit. Me doza përforcuese janë 851 360 bullgarë, dhe me vaksinën e katërt 54 856.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..