Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor.
Ditën e enjte, 18 gusht, do të mbajë mot me diell, pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore me vranësira. Vende, kryesisht në zonat verilindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 33° dhe 38°, në Sofje rreth 33°.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, por pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende, kryesisht në bregdetin verior, do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29° dhe 34°. Temperatura e ujit të detit është 25-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës mbi pjesën lindore të malit Stara Pllanina dhe Stranxha do të zhvillohen vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 26°, në 2000 metra - rreth 19°.
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të..