Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të cilën do të bisedojnë të tre është marrëveshja e lidhur në korrik për eksportin e grurit ukrainas. Siguria e centrali bërthamor "Zaporozhie", rreth të cilit janë zhvilluar beteja javët e fundit, do të jetë gjithashtu ndër pikat kryesore të bisedimeve në qytetin e Lviv.
Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Ukrainës. Të premten, Guterres duhet të vizitojë Odesën, një nga portet e përfshira në marrëveshjen për të eksportuar drithëra ukrainase dhe produkte të tjera ushqimore përmes Detit të Zi.
Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase raportuan se kanë zmbrapsur një sulm rus në rajonin jugor të Hersonit, duke shtuar se granatimet ruse në Harkov, në Ukrainën Veriore, kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 16 të tjerë. Inteligjenca ushtarake në Kiev pret një përshkallëzim të luftimeve në të gjitha frontet në javët e ardhshme.Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..