Më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Ioan Rillskit, shenjtori më i nderuar bullgar, mbrojtësi i Bullgarisë. Ai njihet edhe si mrekullibërësi i Rillës, sepse gjatë jetës së tij ka ndihmuar shumë njerëz të gjejnë rehati dhe shërim.
Joani i Rillës është një nga figurat më të ndritura të mesjetës, i cili pati ndikim në të gjithë botën ortodokse lindore. Ai lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino të maleve të Osogovës dhe jetoi në kohën e princit Boris, djemve të tij, Vladimirit dhe mbretit Simeoni i Madh, dhe të djalit të tij Mbreti Petër. Kjo është epoka e artë, kur krishterimi u bë fe zyrtare për bullgarët dhe filloi lulëzimi i letërsisë dhe kulturës ortodokse bullgare. Edhe si adoleshent, vetmitari i ardhshëm dëshironte t'i kushtohej shërbimit të Zotit, la vendlindjen e tij dhe hyri në një manastir. Pasi pranoi monastizmin, u largua nga manastiri dhe u vendos në Rilla në kërkim të vetmisë. Aty themeloi Manastirin e Rillës dhe në fund të jetës iu përkushtua vetmisë në lutje ndaj Zotit. Vdiq në vitin 946 dhe u varros në kishën e vogël të Manastirit të Shenjtë të Rillës.
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...