Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e bakllavasë ideale

Nuk ka imagjinatë në përgatitjen e ëmbëlsirës - keni nevojë për përmasa të sakta në brumë, tharje dhe pjekje të duhur dhe shurup të saktë, pohon Asie Nasufova, "Mjeshtre e bakllavasë për vitin 2022"

Foto: Facebook / qyteti Kubrat

Bakllavaja nuk është vetëm një kënaqësi kulinare, ajo është pjesë e identitetit kulturor dhe e kujtesës së një sërë vendeve ballkanike, përfshi dhe Bullgarinë.

Historia “e ëmbël” na kthen në shekullin e 8-të para Krishtit, kur në Mesopotami kanë përgatitur një desert me petë të holluara me mjaltë  dhe arra të shtypura, të pjekur në furë. Tregtarët grek gjatë periudhës së antikitetit e transportojnë nëpër Mesdheun Lindor, prej nga hyn më vonë në kuzhinën romake. Udhëtimi në kohë dhe nëpër popuj larmon shijen e ëmbëlsirës dhe sot ajo mund të gjendet në një sërë kombinimesh dhe opsionesh të shijeve.

Në Bullgari bakllavaja është një pjesë e detyrueshme nga tavolina e përgatitur në çdo një shtëpi me rastin e Krishtlindjes. Tek ne deserti tradicional përgatitet me arra të shtypura me copëra më të mëdha dhe shumë kanellë. Dhe që të mund të kemi kohë të mësojmë sekretet e saj në mesin e verës, në fshatin Goriçevo rrethi i qytetit Kubrat, për vit të 10 të radhës u zhvillua konkursi i vetëm në vendin tonë për një bakllava më të shijshme. Ai organizohet në ditën e festës së fshatit që është më 6 gusht.

Pas një vlerësimi tepër preciz të llojit, shijes, pjekjes, sherbetimit dhe dhënies, medalje të artë dhe titullin “Mjeshtre e bakllavasë për vitin 2022” e meritoi Asia Nasufova 68 vjeçe.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e Asiesë në garë, e cila 35 vjet ka punuar si kuzhiniere në qytetin Ruse. Pas daljes së saj në pension ajo kthehet në fshatin e saj të lindjes Goriçevo dhe që atëherë deri më sot nuk le mundësi dhe rast për të provuar mjeshtëritë e saj në garë, gjë që sipas fjalëve të saj është një festë e vërtetë për vendasit.

Recetën me të cilën ajo ka fituar titullin e ëndërruar e di nga nëna e saj. Thotë se, fantazi në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire nuk ka. Ka rregulla të caktuara e të prera të cilat duhet ti ndjekësh, që të mund të formohet shija e vërtetë tradicionale, por më të rëndësishme janë proporcionet për zënien e brumit.


“Bumi zihet me gjalpë të shkrirë, dhe përgatitet në shtëpi.Kur të brumoset lihet rreth 15 minuta të pushojë siç themi.Pas kësaj bëhet topa- topa dhe hollohen petët. Momenti më i rëndësishëm është kur hapen petët, ato të spërkaten me një përzierje prej mielli dhe nishesteje, me të cilën pak thahet brumi dhe kjo lejon që të hapen petë të holla. Pas kësaj petët vendosen mbi një çarçaf të hapur për tu tharë lehtë dhe që pas kësaj i vjen radha imagjinatës në varësi nga kjo sesi do që të përthyesh apo të zbukurosh bakllavanë. Për mbushjen përdor arra, të cilat janë të shtypura me copëra pak më të mëdha, që të mund të ndihet shija e tyre. Ëmbëlsira e gatshme thahet në furrë për rreth 2 orë në një temperaturë prej 50 deri më 100 gradë. Vet pjekja është rreth 15 minuta dhe përpara se ta nxjerrësh bakllavanë e lyen mirë me gjalpë”- sqaron sekretet e bakllavasë Asie Nasufova.

Pasi të jetë pjekur bakllavaja i shtihet një shurup i ëmbël i përgatitur prej uji dhe sheqeri në  raport 1 me 1, që është e rëndësishme të mos bëhet shumë i trashë, na këshillon mjeshtrja. Mbi bakllavanë e ftohtë derdhet shurupi i ngrohtë dhe lihet të paktën 5 orë të thithë lëngun përpara se ta provojmë.

Autore: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Hristina Dimitrovës, BNR-Shumen

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / qyteti Kubrat




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD