Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve.
Në majën Stara Pllanina “Shën Nikolla”, ku është ndërtuar Monumenti i Lirisë, në mesin e gushtit të vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke për Bullgarinë.Atëherë mbrojtja e Qafës së Shipkës ishte e rrezikuar dhe kjo do të përcaktonte deri në një shkallë të madhe dhe rrugëdaljen nga e gjithë lufta.
Sot në këtë vend të shenjtë, të cilin çdo bullgar e viziton të paktën një herë në jetën e tij, ndodhet park-muzeu “Shipka-Buzlluxha”. Ai përfshin 26 monumente dhe Monumenti i lirisë është më i madhi mes të gjitha kureshtjeve.
Monumenti është i ndërtuar nga dhurimet vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u hap më 26 gusht 1934. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë deri në të. Deri më 90 mijë janë vizituesit në vit. Gjatë kohës vendi është vizituar nga shumë persona të njohur”, tregoi për BNR-Burgas Çavdar Angellov-drejtor i tempullit-muze kombëtar “Shipka”.
“Çdo gjë nis që këtu! Në Shipka vihen themelet e ushtrisë bullgare”- thotë drejtori i muzeut. “Këtu është dhe vendi të mendohemi se populli bullgar ka përjetuar dhe momente më të tmerrshme në zhvillimin e vet historik dhe i ka evituar. Kështu ka shpëtuar Bullgaria, në sajë të besimit tek Zoti, të punëdashësisë së njerëzve, të përkrahjes nga ana e familjes dhe guximit të ushtrisë” - thotë historiani Çavdar Angellov. Festimet vazhdojnë deri më 23 gusht.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESMe manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..
Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një..
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në..