Ambasadori ukrainas në vendin tonë Vitali Moskalenko i bëri sërish thirrje vendit tonë që të dërgojë armë sovjetike në Ukrainë. "Bullgaria duhet të jetë më vendimtare dhe të veprojë në sinkron me të gjithë Evropën dhe botën euroatlantike lidhur me luftën në Ukrainë," tha ai në një intervistë për Nova TV. Ambasadori theksoi faktin se Sofja mbështet luftën e drejtë për liri dhe pavarësi të vendit të tij, si dhe sanksionet ndaj Rusisë. Vitali Moskalenko paralajmëroi se ofensiva kundër Ukrainës prek të gjithë Evropën dhe ekziston rreziku i një kërcënimi bërthamor. Ai komentoi gjithashtu sulmin që vrau vajzën e ndihmësit të presidentit rus, Aleksandër Dugin. "Është stili i Putinit të fajësojë Ukrainën për vrasjen e Daria Dugina," tha ambasadori.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..