Sasi të garantuara të gazit janë të disponueshme deri në fund të shtatorit, tha në një konferencë zëvendëskryeministri për politikën ekonomike Hristo Aleksev, i cili kryeson Shtabin e Krizave të Energjisë, të krijuar nga qeveria e përkohshme.
Shtabi është përqendruar në përfundimin dhe vënien në punë të interkonektorit të gazit me Greqinë, si dhe në stabilizimin financiar të "Bulgargaz".
"Problemet që janë grumbulluar janë të shumta", theksoi Hristo Aleksiev. Sipas tij, lidhja e gazit me fqinjin tonë jugor është lënë pa mbikëqyrje nga administrata e mëparshme. “Janë grumbulluar një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe dokumentacionin, kemi gjetur kaos të plotë dhe një menaxhim që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit”, tha zëvendëskryeministri.
Ai tha gjithashtu se gazi duhet të sigurohet me çmime të përballueshme për bizneset dhe popullsinë. Sipas Hristo Aleksievit, për momentin nuk mund të ketë kompensim për shkak se nuk ka parlament funksional.Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..
Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..