Në territorin e Bullgarisë po vazhdon ridislokimi i ushtarakëve dhe pajisjeve ushtarake nga grupi luftarak me shtetin bazë Italia, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.
Lëvizja e radhës e autobusëve me personel dhe autokolona me pajisje ushtarake do të mbahet deri në fund të kësaj jave. Kolona do të kalojë përgjatë infrastrukturës rrugore republikane nga Greqia deri në poligonin "Novo Sello" dhe do të shoqërohet nga ekipet e shërbimit të "Policisë Ushtarake".
Grupi i betejës u formua në territorin e vendit tonë, me vendime të Këshillit të Ministrave nga data 2 mars dhe nga 20 maji i këtij viti, me qëllim forcimin e potencialit mbrojtës të NATO-s për mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve anëtare.Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo temë u diskutua në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio..
Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë në një konferencë të presidentit Rumen Radev. Ai theksoi se është e qartë se bisedimet mes forcave..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..