Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 gushtin

Ftohja po vazhdon

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Gjatë natës do të mbizotërojë mot me vranësira vende-vende në Bullgarinë Qendrore, ndërsa pas mesnate do të ketë reshje shiu edhe në rajonet veriperëndimore. Mëngjesin e datës 24 gusht, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen përkohësisht, por dukshmëria do të jetë e kufizuar përgjatë Danubit. Gjatë ditës vranësira do të jetë kryesisht e konsiderueshme, pasdite dhe deri në mesnatë do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimalet do të jenë kryesisht ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 26°.

Mbi Detin e Zi, të mërkurën para mesditës do të ketë thyerje të përkohshme të vranësirave. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira, vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në shumë vende në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 13°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski nga DPS – Fillimi i Ri u shpall kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..

botuar më 25-03-05 6.27.MD

Bojko Borisov: Shumica në pushtet nuk është aspak e qëndrueshme

Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..

botuar më 25-03-05 4.02.MD