"Bullgaria Demokratike" u deklarua kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë dhe këmbënguli për shpalljen e qëndrimit të forcave politike, të cilat e konsiderojnë veten si euroatlantike, me rastin e synimit të shpallur të qeverisë së përkohshme për të rifilluar negociatat me kompaninë ruse.
Koalicioni e cilësoi si “thellësisht të rremë” deklaratën se “Gazprom” ofron çmimet më të mira dhe dha shembullin e gazit azerbajxhanas. Partnerët në ish-qeverisjen shtruan gjithashtu çështjen interesat e kujt i shërben kabineti duke refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat amerikane - pjesë e veprimit të KE-së për të siguruar gaz alternativ, dhe pse nuk i kërkoi Greqisë dhe Turqisë slote falas për gazin e lëngshëm në nivelin më të lartë politik.
Sipas “Bullgarisë Demoratike”, rivendosja e kontratës me "Gazprom" do të eliminojë shanset tona për të kërkuar dëmshpërblime për kushtet e ndryshuara në mënyrë të njëanshme për pagesën e gazit në prill.
“Bullgarisë Demoratike” i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë një plan për të kompensuar familjet dhe bizneset në krizën energjetike.Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një analizë sektoriale të tregut të ushqimeve. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në mbi 300..
Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..