Lideri i GERB-it Bojko Borisov akuzoi ish-kryeministrin Kirill Petkov dhe ish-zëvendëskryeministrin Asen Vasilev për sabotim të furnizimit me gaz natyror të lëngshëm amerikan në vend. Në fund të mandatit të tij, Kirill Petkov arriti marrëveshje për dërgimin e shtatë ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm për çdo muaj nga tetori deri në fund të prillit 2023 me një çmim të paktën 20 dollarë më të ulët se ai i tregjeve evropiane. Sipas Bojko Borisovit, kabineti "Petkov" nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane dhe nuk ka rezervuar pikë furnizimi për shkarkimin e cisternave.
Bojko Borisov shprehu kënaqësinë e tij për deklaratën e "Bullgarisë Demokratike", e cila është kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë. Borisov insistoi që në dokument të përfshihet edhe kompania e naftës “Lukoil”.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..