Banuesit e fshatit Kubej në Bollgrad-Ukrainë, komunikojnë midis tyre në një gjuhë të bukur dhe arkaike bullgare, respektojnë traditat bullgare, kurse në tavolinën e vet vendosin gjellë të shijshme bullgare. Fshati është i njohur dhe si vendlindja e gjuhëtarit dhe luftëtarit të shquar për pastërtinë e gjuhës bullgare Akademik Aleksandër Teodorov-Ballan.
Bullgarët kanë ardhur në këto krahina përpara më shumë se 200 vjetëve, por dhe deri më sot ruajnë një lidhje të shëndoshë e të gjallë me rrënjën e vet, e cila kuptohet se kalon dhe përmes kuzhinës. Gjatë muajve të ngrohtë pëlqejnë të përgatisin një gjellë me perime mjaft vitaminoze tipike bullgare - me qepë, patate, patëllxhan, speca dhe domate, kurse në prag të Krishtlindjes nikoqiret e shtëpisë japin bullgur me fruta të thata ose me patate dhe uzvar /oshaf, të përgatitur prej kajsive dhe dardhave të thata/.
Këtë e tregoi për Radio Bullgarinë Anna Arabaxhi, e cila ka lindur dhe jeton në Kubej. Me të u lidhëm për të na sqaruar për sekretet në kuzhinën e bullgarëve besarab. Babai i saj është bullgar, kurse nëna-gagauze. Ajo tregon se dikur fshati, në të cilin bashkëjetojnë bullgarë dhe gagauzë ka qenë mjaft i madh. Bullgarët atëherë kanë numëruar rreth 6 mijë. Por sot janë më pak, meqenëse një pjesë prej tyre kanë shkuar për të kërkuar punë në qytet. Për emrin e fshatit Anna tregon këtë legjendë:
“Këtu ka pasur dy vëllezër. Ata kanë qenë shumë të pasur. Njëri e ka pasur emrin Ku, kurse tjetri - Bej. Njëherë ka vërshuar ujë me bollëk. Të dy e kanë ndaluar këtë ujë, që të mos të përmbysë fshatin. E kanë ndaluar duke vendosur lesh dhe shkopinj prej hardhie. Për nder të tyre fshati është quajtur Kubej”.
Bullgarët këtu pëlqejnë shumë që të mblidhen bashkë nëpër festa - të komunikojnë, të hanë një ushqim të mirë, të luajnë valle dhe kuptohet të këndojnë këngë. “Nëna ime pëlqente shumë të këndojë këngë për turqit dhe bullgarët”, kujtohet Anna Arabaxhi dhe nis të këndojë një këngë të trishtuar-një histori nga koha e robërisë turke:
Kështu brez pas brezi bullgarët etnik në fshat transmetojnë kujtesën për të kaluarën e popullit tonë, traditat, zakonet. Në këtë mënyrë ruhen dhe recetat tradicionale. “Ne si gjyshet e vjetra u bërtasim nuseve: ”Hajde këtu që të mësohesh! Unë nuk jam e përjetshme! Ti duhet të dish”, qesh Anna. Ajo sqaron se mishi më i preferuar tek ata është mishi i deles , kurse nga erëzat më e përdorur është shtërmeni. Piperi i kuq po kështu është me nder, ku detyrimisht e përgatisin vet në shtëpi. Por ja dhe sesi gatuajnë bashkatdhetarët tanë kavarmanë e dashur:
“E gatuajmë me mish deleje. Vëmë pak yndyrë qengji për t'u shkrirë.Më pas vendosim mishin. E mbulojmë në mënyrë që të zihet pak. Shtojmë verë dhe e lëmë të ziej me të rreth një orë. Pas kësaj e heqim kapakun, e trazojmë, i vëmë erëzat dhe e lëmë të ziej pa kapak në një tenxhere të hapur derisa të zihet mirë”, tregon Anna.
Një pjesë e pandarë nga kuzhina bullgare dhe në Kubej është byreku. Më shpesh e gatuajnë me një mbushje prej djathi, por gjatë verës mund ta përgatisin dhe me më shumë qepë, kopër dhe vezë.
“Ne i tëhollim petët, pas kësaj i lëmë pak që të thahen. Pas kësaj i vëmë përsëri në tavolinë. I lyejmë me dhjam derri të tretur ose me margarinë, lart vëmë gizë dhe djathë të përzier, të mos të jetë shumë i kripur nga djathi, pas kësaj i mbledhim dhe i renditim në tavë. Lart përsëri vëmë pak yndyrë ose margarinë dhe e vëmë në furë për rreth-10-15 minuta, që të mund të thahen petët mirë. Pas kësaj marrim ajkë qumështi, vezë, i trazojmë dhe harxhin ia hedhim byrekut dhe vazhdojmë ta pjekim.”
Byreku është një pjesë e gjellëve dhe për tavolinën e Vitit të Ri. Atëherë në të vënë dhe urime për fat. Kushdo që merr një shkop do të jetë i suksesshëm në bujqësi, dhe kushdo që merr një monedhë do të jetë i pasur.
Radio Bullgaria ju uron paqe dhe mirëqenie kësaj krahine me njerëz të mirë - mbrojtës dhe ruajtës të traditave, dhe fati të jetë një shoqërues i tyre i përhershëm. Gëzuar festën Bollgradit!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, Facebook / @Bessarabia Secret
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të..