Më së voni të hënën, qeveria pret një përgjigje nga Gazprom për të rifilluar bisedimet, tha për Nova TV ministri i energjisë nga qeveria e përkohshme Rosen Hristov. Kabineti i ka dërguar informacion kompanisë ruse se është gati të negociojë.
Bullgaria do të propozojë zgjatjen e periudhës për marrjen e sasive të mbetura të gazit në kuadrin e kësaj kontratë. “Ne nuk mund t’i shpenzojmë, ndaj propozimi ynë do të jetë që ato të pranohen edhe në vitin 2023”, sqaroi ministri. Në tryezën e negociatave do të vendoset edhe ideja për heqjen e pagimeve paraprake ndaj Gazpromit dhe paratë të transferohen pas marrjes së gazit.
“Nëse kushtet tona nuk pranohen, ne nuk do të vazhdojmë me Gazpromin”, tha Rosen Hristov. Sipas fjalëve të tij, bisedimet e mundshme do të kenë të bëjnë vetëm me kontratën e vjetër. Ministri u shpreh i bindur se ka burime alternative të gazit natyror.Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..