"Kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë mund të kalohet shumë lehtë, unë e pashë me sytë e mi se si mund të hysh me ndihmën e një shkalle". Këtë e deklaroi ministri i punëve të brendshme nga qeveria e përkohshme Ivan Demerxhiev për bTV në lidhje me vdekjen e dy policëve që u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë dje në Burgas.
Ai shtoi se nuk ka informacion për sigurimin e një ombrellë policore mbi veturë. Mirëpo, ka të dhëna se ka policë të përfshirë në lejimin e emigrantëve të kalojnë kufirin, theksoi ministri. Çmimi për të hyrë në vendin tonë është rreth 1000 euro, sipas informacioneve të MPB-së.
Ivan Demerxhiev theksoi se filozofia e ruajtjes së kufirit është e gabuar që në fillim, sepse ajo mbështetet më së shumti në fuqinë punëtore. Sipas tij, presioni i migrantëve është rritur më shumë se gjashtë herë në krahasim me vitin e kaluar dhe çdo ditë afro një mijë persona ndalohen në vijën kufitare.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..