Po afron 1 shtatori, Serbia dhe Kosova ende po kërkojnë zgjidhje për mosmarrëveshjet e tyre
Kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës vazhdon, duke prekur dhjetëra mijëra serbë të Kosovës, të cilët më 1 shtator duhet të ndryshojnë kartat e tyre të identitetit serb dhe numrat e regjistrimit të makinave me ato të Kosovës, transmeton bloombergtv.bg. Një kërkesë e pakicës serbe të Kosovës për të ndryshuar dokumentet e saj ndezi tensione një muaj më parë përgjatë kufirit midis të dyja vendeve.Kjo bëri që BE-ja të ndërmjetësojë mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, deri më tani pa sukses. Vuçiç akuzoi qeverinë e Kosovës për keqtrajtim të minoritetit serb për t'i detyruar ata të largohen nga vendi. Pak më shumë se 100 000 serbë aktualisht jetojnë në Kosovë nga një popullsi prej rreth 1.8 milionë. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, por shumica e serbëve atje mbeten besnikë ndaj Serbisë, e cila nuk e njeh shkëputjen e Prishtinës. Kurti tha se, të drejtat e pakicave në Kosovë respektohen dhe u bëri thirrje serbëve vendas që të pranojnë dokumentet e Kosovës. Ai tha se nuk ka ndërmend të shtyjë më qëllimet e qeverisë, por pret që 1 shtatori të jetë "një ditë e qetë dhe e zakonshme". Nëse situata bëhet e dhunshme, policia dhe forcat ndërkombëtare të KFOR-it prej 3 800 trupash do t'i japin fund kësaj, tha ai.
Luiza Gega i solli Shqipërisë për herë të parë medalje të artë nga Kampionati Evropian
Në mbrëmjen me shi, por mjaft interesante të 20 gushtit të këtij viti, e cila nisi me një ylber mbi stadiumin Olimpik të Munihut (Gjermani), Shqipëria fitoi medaljen e parë të artë në historinë e saj në Kampionatin Evropian.Merita për këtë sukses është e Luiza Gegës, e cila fitoi në mënyrë kategorike në 3000 metra në disiplinën atletike stipëllçejz/vrapim me rezultat 9:11.31 minuta.
Përfundoi mbikëqyrja fiskale 12-vjeçare e BE-së mbi Greqinë
Greqia po del nga mbikëqyrja financiare e kreditorëve pas viteve të kufizimeve që çuan në greva dhe protesta, raportoi korrespondentja e BNR atje, Katja Peeva.Në nëntor të vitit 2009, Athina zbuloi një rritje të mprehtë të borxhit të saj kombëtar.Për t'u ndihmuar, vendi mori hua shpëtimi prej 289 miliardë eurosh. Në këmbim të kësaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane kërkuan reforma drastike, duke përfshirë shkurtime në shpenzimet dhe pagat e qeverisë, rritjen e taksave, privatizimin etj. për të rregulluar financat publike. Si pasojë e krizës, të ardhurat e grekëve ranë me një të katërtën dhe shumë veta humbën punën."Sot, treguesit e mirë financiarë të ekonomisë greke dhe reformat e suksesshme lejojnë heqjen e kontrollit të rreptë financiar të Komisionit Evropian", deklaroi ministri i financave Hristos Staikouras. “20 gushti është një ditë historike për Greqinë dhe grekët. Përfundon një periudhë prej 12 vjetëve, e cila çoi deri në privime për qytetarët dhe e ndau shoqërinë”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas ekspertëve, gjatë viteve të fundit Greqia ka ndryshuar modelin e vet ekonomik dhe ka tërhequr investime, me të cilat mundet të shërbejë kreditë e saj.
Mali i Zi të mbyllë programin e tij të “pasaportës së artë”, kërkon Komisioni Evropian
Pavarësisht rekomandimeve të Bashkimit Evropian, Mali i Zi vazhdon të zbatojë programin për shtetësi kundrejt investimit.Këtë e ka komentuar për botimin malazez Vijesti, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez. Ajo vuri në dukje se, sipas KE-së, kjo skemë paraqet rreziqe të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrim i krimit të organizuar dhe se si vend kandidat për anëtarësim në BE, Mali i Zi duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet e komunitetit. Programi shtetësi kundrejt investimit është zhvilluar në Mal të Zi në vitin 2019. Kushtet për marrjen e pasaportës malazeze janë një investim prej të paktën 450 000 euro në një projekt në pjesën më të zhvilluar të vendit ose 250 000 euro në pjesën më pak të zhvilluar dhe 100 000 euro për Fondin për Zhvillimin e Bashkive të Pazhvilluara. Mali i Zi priste të “shiste” 2 mijë pasaporta deri në fund të vitit 2021, por interesi doli se ka qenë i dobët.Gjithsej 409 të huaj kanë marrë nënshtetësi malazeze, nga të cilët më shumë - 241 - janë rusë, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi (CIN-CG).
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, Pixabay
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..