Java Botërore e Ujit (23.08-01.09.22) filloi me reshje të shumta shiu në Bullgari.Në qytetin e Karllovos u shpall gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut në zonë, të cilat sollën përmbytjen e një sërë objektesh dhe godinash private dhe publike. Një rrebesh dhe një stuhi goditi Stara Zagorën disa orë më vonë. Ngjarje të ngjashme natyrore polare nuk janë një përjashtim edhe në Evropë.
Ndërkohë, lumi Danub është i cekët në pjesën e tij bullgare, nivelet janë matur vetëm një centimetër më të larta se më të ulëtat në 80 vitet e fundit. Thatësira është edhe pasojë e temperaturave të larta rekord këtë verë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
“Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tij nuk janë një mit.Natyra na jep shembuj të qartë si në Bullgari ashtu edhe kudo në botë”, tha inxhinieri Ivan Ivanov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Ujit, në një intervistë për Radio Bullgarinë.Sipas tij, rekorde të tilla natyrore nuk janë diçka e re në historinë tonë, por pikërisht për shkak të ndryshimeve klimatike në dekadat e fundit, aktualisht po jetojmë në rrezik të vazhdueshëm nga thatësira apo përmbytjet.Sipas specialistit, vitet e fundit në Bullgari përgatitenplane të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet, plane të menaxhimit të pellgjeve lumore, por çështja nëse ato zbatohen në mënyrë adekuate mbetet e hapur:
“Vërejtjet e mia janë se Bullgaria ka nevojë për një punë më të fokusuar mbi aplikimin e masave, që regjistrohen në këto dokumente. Ato janë hartuar vërtet me mundim nën mbikëqyrjen e KE-së që i kërkon, por më pas ajo që shkruhet mbetet thjesht në letër dhe masat që duhen marrë nuk ndodhin.Justifikimi kryesor është mungesa e mjeteve, por nëse nuk ka mjete kjo do të thotë se ato nuk janë parashikuar mirë dhe masat në fjalë nuk janë prioritizuar mirë - thotë inxh Ivanov. Mungon një njësi koordinuese për të menaxhuar ujërat dhe burimet ujore të vendit dhe përdorimin e tyre në mënyrën më adekuate dhe racionale”.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë Ekzekutive për Mjedisin për vitin 2020, numri i përgjithshëm i burimeve ujore të rinovueshme në Bullgari arrin në 79 877 milionëmetër kub ujë, që është sasia më e ulët e raportuar në pesë vitet e fundit. Dhe megjithëse vendi ynë është në vendin e dytë në Evropë, pas Islandës, për nga numri i burimeve minerale, shumë prej tyre nuk janë të përshtatshme për shfrytëzim dhe praktikisht nuk luajnë asnjë rol në bilancin e ujit.
A ka mundësi që Bullgaria të bëhet një nga vendet më të varfra në hartën blu të Evropës?
“Sidoqoftë, do të thosha se ka burime ujore në dispozicion.Të mos harrojmë se, ato përveç furnizimit me ujë për nevoja shtëpiake, përdoren për ujitje, në industrinë e rëndë dhe të lehtë dhe në industrinë ushqimore.Dhe ne duhet të jemi vërtet shumë të mirë në menaxhimin e këtij burimi natyror në mënyrë që të mos vuajë e gjithë ekonomia e vendit.A e bëjmë ne - nuk mendoj kështu. Madje vetëm fakti që 60% (ose 492.46 milionë m3 për vitin 2020 sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës) është humbja mesatare e ujit në sistemet e furnizimit me ujë, është një dëshmi e qëndrimit tonë të shkujdesur. Ne kërkojmë justifikim tek tubacionet e vjetra të ujit, rrjedhjet e shumta, por për këtë flitet prej 15 vjetësh dhe nuk ka asnjë progres dhe ndryshim pozitiv. Ne justifikohemi me mungesë fondesh, por rezulton se të tilla ka.Megjithatë, ato ose nuk përdoren në kohë, brenda afateve të përcaktuara për to, ose nuk përdoren me mençuri më të madhe. Po jap një shembull të objekteve të reja të ndërtuara që funksionojnë më keq se të vjetrat ekzistuese.Dhe kjo po kalohet pa kërkuar faj dhe pa nxjerrë përfundime”.
Konsumi mesatar i ujit për frymë në Bullgari është në normat mesatare evropiane, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, 102 litra në ditë për vitin 2020 dhe 99 litra për person për vitin 2019.Kjo praktikisht përjashton konsumin e brendshëm nga problemi.
Ivan Ivanov është kategorik se, humbjet në objektet e ujësjellësit dhe humbjet në objektet për ujitje janë në bazën e krizës së ujit dhe të kufizimeve shtëpiake në vendin tonë.
“Infrastruktura e shtetit është shumë e vjetër dhe në gjendje të rëndë, sepse gjatë viteve nuk është planifikuar asnjë ndërrim i këtyre objekteve.Është reaguar në mënyrë reaktive dhe ne vazhdojmë ta bëjmë këtë për momentin, gjë që na vë në një rrezik serioz-sqaroi kryetari i Shoqatës Bullgare të Ujërave.
Kurse e gjithë kjo ndikon në xhepin e çdo një bullgari. Që nga data 1 gusht Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit njoftoi për një tjetër rritje të çmimeve për një metër kub ujë në disa qytete. Përsëri qëllime të mira në fjalë. Dhe si përfundim është me rëndësi të kemi parasysh fjalët e inxhinierit Ivanov, se vështirë mund të drejtojmë natyrën, prandaj na mbetet të jemi të përgatitur për befasitë e saj dhe të mund të minimizojmë viktimat njerëzore dhe deri diku ato materiale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pixabay, Viktoria Topalska, bwa-bg.com
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..