Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jusjan Lin – një kineze e cila ka vendosur të studiojë jetën politike bullgare

Foto: BNR-Kërxhali

Ajo është nga Kina dhe është 26 vjeçe, mëson shkenca politike në Birmingam të Britanisë së Madhe, me një fokus mbi demokracinë bullgare dhe jetën politike. Jusjan Lin sikurse krejtësisht i përgjigjet emrit të saj, i cili në atdheun e saj do të thotë “ka fluturuar në Kozmos”.

Gjatë këtij viti të fundit, Jusjan jeton në planetin e ndryshëm kulturor, të quajtur Bullgari dhe në terren studion jetën politike dhe veprimtarinë e partive përpara zgjedhjeve për Kuvendin Popullor tek ne. Kjo është pjesë nga përgatitja përdisertacionin e saj të ardhshëm të doktoraturës. Fati e lidh fare rastësisht me vendin tonë, por sot kjo lidhje sikurse është më e fortë se kurrë. Kur ka përfunduar gjimnazin vajza ka vendosur se do që të mësojë një gjuhë të huaj dhe kështu është ndodhur mes studentëve në “Filologjinë bullgare” të Universitetit të Pekinit. Krahas gjuhës cirilike, ajo ka filluar të studiojë për kosin bullgar, për vajin bullgar të trëndafilit si dhe për këngët dhe vallet popullore bullgare. Pas një përgatitjeje njëvjeçare arsimore në Angli, Jusjan mbërrin në Bullgari dhe fillon të plotësojë teorinë me praktikën sa u përket veçorive të kulturës dhe jetesës bullgare.

“Bullgarët bëjnë shakara të shumta. Humori është një element shumë i rëndësishëm nga jeta juaj. Mundet jeta të mos të jetë bojë rozë, mund të ndodhin gjëra të këqija, por ju vazhdoni të bëni shaka - ndan përshtypjet e saj Lin.  Akoma në Kinë unë mësova për këto shaka. Një dallim tjetër i rëndësishëm është se në vendin tim njerëzit bëjnë plane më të shumta për të ardhmen e afërt dhe të largët, derisa njerëzit këtu jetojnë për çastin, për momentin”- shton ajo përpara BNR-Kërxhali.

Thotë se ka mundur të vizitojë mjaft vende tek ne. Ajo admiron malet Rilla dhe Rodope dhe i pëlqen shumë patatniku.

Ajo udhëton kryesisht me tren. “E shikoj orarin e Hekurudhës Shtetërore Bullgare dhe kështu zgjedh destinacionin”, thotë ajo me buzëqeshje në një bullgarishte të mrekullueshme. Kuptohet se këto udhëtime shpesh herë janë të provokuara prej takimeve politike, aktiviteteve partiake dhe vizitave të liderëve nëpër vend. Shfaqje të cilat e ndihmojnë të mund të njohë jetën politike në vend dhe të mund të afrohet deri tek demokracia jonë e re ballkanike.


“Demokracia bullgare më duket se është shumë më e ndryshme nga kjo në Angli ose për shembull në Shtetet e Bashkuara. Gjej tipare të përbashkëta me demokracitë në Evropën Qendrore dhe Lindore, e pikërisht në faktin se vazhdimisht lindin parti të reja. Mbase në shekullin e ri, me mundësitë e mediave të reja sociale, shumë më lehtë tërhiqen njerëz, të cilët të besojnë tek formacioni i ri dhe përmes votës së tyreta bëjnë atë pjesë të qeverisë. Mendoj se kjo është mirë për hyrjen e ideve të reja dhe të njerëzve të rinj, por vështirësia vjen pas kësaj dhe aty shikoj problemet bazë të sistemit politik bullgar sot. Mungojnë plane afatgjata, të cilat çojnë deri në një stabilitet. Shumë nga problemet nuk zgjidhen për një muaj, kërkojnë kohë dhe këmbëngulje” - është kategorike Jusjan Lin.

Për periudhën, në të cilën ajo është tek ne, do të bëhet dëshmitare e dy votimeve parlamentare (duke përfshirë dhe atë të ardhshëm më 2 tetor). Kjo, sipas fjalëve të saj flet për “njëfarë gabimi”, i cili sjell me vete një sërë vështirësish në pushtetin vendor dhe në perspektivën e duhur për zhvillimin e rajoneve të veçanta. Politika e jashtme po kështu vuan nga një mos stabilitet i tillë politik, sepse paqartësia se çfarë do të ngjajë nesër i shtyn investimet ndërkombëtare në shtet. Sa i përket asaj që ka parë në sallën plenare të parlamentit të 47, Lin vë në dukje:

“Mendoj se partitë në Kuvendin Popullor përqendroheshin jashtëzakonisht dhe vetëm mbi pikëpamjet e tyre të ndryshme. Kurse unë mendoj  se është shumë më e rëndësishme dhe efektive të kërkohen afërsi gjatë zgjidhjes së njërës ose tjetrës çështje.”

Dhe jep një shembull shumë të thjesht me hedhjen e plehrave - “nuk ka mënyrë të majtë ose të djathtë për të hedhur mbeturinat në rrugë”, thotë ajo. Plehrat thjesht hidhen në kovë. “Mbi këto gjëra të vogla duhet të mendohen më shumë njerëz këtu. Duhet të ketë një bashkim më të madh dhe punë” analizon ekspertja e ardhshme politike. Dhe beson në energjinë e zgjedhjeve dhe të ...gështenjave, të cilat po i mbledh me dashuri në qendër të Sofjes. 

Vetëm pas disa muajsh Jusjan Lin do të kthehet përsëri në Angli, që të përfundojë disertacionin e saj, kurse ne na mbetet të shpresojmë  se gjatë kësaj vjeshte gështenjat e bulevardit Vitosha do të jenë të përmbushura me pozitivizmin e vajzës e cila vullnetarisht ka fluturuar në Kozmosin e realitetit bullgar.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Radka Petkovës, BNR-Kërxhali/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BNR-Kërxhali, BGNES, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së..

botuar më 24-12-05 7.30.PD

Fotografja Mihaella Arojo: Është e rëndësishme të njohim historinë e bullgarëve të Besarabisë

Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..

botuar më 24-12-02 7.30.PD
Ekaterina Titova

Shën Joani i Rilës dhe Shën Joani i Kronshtadit - dy mrekullibërës "Përmes fuqisë së Krishtit"

Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..

botuar më 24-11-25 7.20.PD