1.1 milionë janë turistët e huaj që kaluan në aeroportin e Burgasit këtë sezon. Industria po rimëkëmbet gradualisht, rënia në krahasim me vitin bazë 2019, para pandemisë, është vetëm 20 për qind, tha në Sozopoll Ministri i Turizmit në detyrë, Ilin Dimitrov, para Daniella Kostadinova nga BNR Burgas. Turistët gjermanë ruajnë nivelet e viteve të mëparshme, por rritje u regjistrua në tregje të tjera si Çekia, Polonia, Izraeli, Britania e Madhe.
Për të popullarizuar turizmin në Bullgari, ministria do të shpallë një konkurs për fotografinë më të mirë “Mrekullitë e Bullgarisë”. Të interesuarit do të mund të dërgojnë foto nga kënde të bukura të Bullgarisë, festivale, vende që do të zgjonin interes. Një juri do të përcaktojë fituesit dhe do të ketë çmime.
I pyetur nga BNR për idetë e ndalimit të vizave për turistët rusë, Dimitrov u përgjigj: “Turizmi, politika dhe ndalimet nuk mund të jenë në të njëjtën fjali. Për momentin, pak më shumë se 60 mijë rusë e vizituan Bullgarinë dhe nuk i pengon as çmimet e larta të biletave të avionit dhe as fakti që duhet të kalojnë nëpër Stamboll apo Serbi. Për mua, nuk është ide e mirë t’i refuzohen vizat askujt.”
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..