Forcat e armatosura ukrainase thyen linjat e mbrojtjes ruse në disa sektorë të vijës së frontit pranë qytetit Herson. Sipas Oleksij Arestoviç, këshilltar i presidentit ukrainas, tragetet që Rusia përdor për të furnizuar pjesën e rajonit Herson të pushtuar prej saj u vunë nën zjarr. Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmet ukrainase në rajonet Herson dhe Nikollaev në Ukrainën Jugore u zmbrapsën. Presidenti Vollodimir Zelenski refuzoi të komentojë ngjarjet e fundit, duke thënë: “A dëshiron dikush të dijë se cilat janë planet tona? Ju nuk do të dëgjoni specifika nga dikush me të vërtetë përgjegjës. Sepse kjo është luftë”.
Ndërkohë, Ukraina njoftoi fillimin e një kundërofensive për të rimarrë territoret e pushtuara nga forcat ruse në pjesën jugore të vendit, raportoi Reuters. Agjencia e përshkroi masën si besim në rritje në sfondin e dërgesave të armëve perëndimore. “Ne filluam veprimet sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Herson”, tha zëdhënësja e komandës jugore të forcave ukrainase Natalija Gumenyk, cituar nga mediat publike ukrainase. Ukraina po përdor armë perëndimore të teknologjisë së lartë për të goditur depot ruse të municionit dhe për të shkaktuar kaos në linjat e furnizimit.
Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Raffaello Grossi mbërriti në Ukrainë dhe është rrugës për në Centralin Atomik Elektrik “Zaporizhie”. Inspektimi pritet të nisë të mërkurën dhe të përfundojë të shtunën. Ekspertët do të vlerësojnë dëmet fizike të shkaktuara në territorin e centralit, si dhe gjendjen e sistemeve të sigurisë dhe të ruajtjes. “Pa ekzagjerim, ky mision do të jetë më i vështiri në historinë e agjencisë, duke marrë parasysh operacionet luftarake të ushtrisë ruse në terren dhe mënyrën brutale në të cilën Rusia po përpiqet të legjitimojë praninë e saj në Centralin Atomik Elektrik “Zaporozhie”, komentoi Ministri i Jashtëm ukrainas. Dmitro Kuleba. Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e interesuar për një mision të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. “Tensioni ushtarak mund të reduktohet me presion ndaj ukrainasve për të ndaluar granatimet e centralit “Zaporozhie” dhe territoreve ngjitur”, shtoi ai.
Si Kievi, ashtu edhe Moska pretendojnë se sulmet e vazhdueshme janë vepër e palës tjetër.
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..
Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...