Sipas përllogaritjeve të deritanishme të “Bullgargaz”, gazi natyror në shtator duhet të rritet me 17 për qind, paralajmëroi Drejtoresha e re Ekzekutive e kompanisë, Denica Zllateva. Ajo vuri në dukje përzierjen e përfshirë në çmimet: “Kemi sasitë e dakorduara për furnizimet azere; dy ngarkesa të pjesshme me gaz natyror të lëngshëm; sasia që u shit në tender në qendrën “Ballkan” të gazit me një çmim jashtëzakonisht konkurrues nga furnizuesi që fitoi atë tender.”
Denica Zlateva tha gjithashtu se kabineti në detyrë çdo ditë i dërgon letra “Gazprom”-it dhe bisedimet me monopolistin rus zhvillohen në nivel politik, jo në nivel kompanie. Megjithatë, Kryetari i rregullatorit të energjisë Ivan Ivanov deklaroi se negociatat me “Gazprom” nuk do të çojnë në rezultatin e dëshiruar. Ai nuk përjashtoi mundësinë që nga viti i ri të ketë çmime të reja të ngrohjes.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..