Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit u rrit në korrik me 42.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa krahasuar me qershorin me 3.8 për qind, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Çmimet për prodhimin dhe shpërndarjen e gazit, energjisë elektrike dhe termike u rritën me 103 për qind në korrik krahasuar me 2021, pas rritjes së tyre me 83 për qdin në qershor - brenda një muaji u rritën me 19.3 për qind.
Të dhënat për rritjen e përshpejtuar të çmimeve të prodhimit në korrik sugjerojnë se inflacioni i konsumatorit do të vazhdojë të forcohet edhe në muajt në vijim. Në fillim të këtij muaji, Instituti Kombëtar i Statistikave raportoi një përshpejtim të inflacionit të konsumatorit në korrik deri në 17.3 për qind, që është më i larti që nga maji i vitit 1998.
Treguesi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve, ose, me fjalë të tjera, vlerësimi i tyre për të ardhmen e tyre ekonomike në Bullgari dhe situatën aktuale ekonomike, vazhdon të bjerë, dhe në korrik 2025 ra me 4.7 për qind në minus 21.1 për..
Nga gati 2 milionë pensione, Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore u paguan 16 000 prej tyre bullgarëve jashtë vendit. Numri më i madh i pensionistëve bullgarë që jetojnë jashtë është në Gjermani – 4100. Ka edhe nga një pensionist bullgar në..
Që nga data 8 gusht, çmimet e të gjitha produkteve në dyqane duhet të shënohen edhe në euro. Konvertimi duhet të bëhet sipas kursit zyrtar të këmbimit 1.95583, i përcaktuar nga bordi valutor dhe mbi të cilin u pranua kalimi i Bullgarisë në monedhën..