Bullgaret përfunduan raundin e nëntë të Kampionatit Evropian të Shahut Klasik për femra në Pragë me një fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Vetëm Gabriella Antova shënoi fitore prestigjioze ndaj gjeorgjianes Salome Melia. Ndërkaq, Nurgjul Salimova humbi shansin për t'u renditur në radhët e para pas barazimit me Govhar Beydullayeva të Azerbajxhanit. Ndeshja më e gjatë e ditës përfundoi me barazim mes Bellosllava Krëstevës dhe polakes Julia Antolak. Tre bullgaret e tjera, ish-kampionia e botës Antoaneta Stefanova, Viktoria Radeva dhe Nadja Tonçeva, shënuan humbje.
Në renditjen dy raunde para fundit, Nurgjul Salimova kryeson bullgaret me 6 pikë, që e vendos atë në vendin e 16-të në renditjen provizore. Gabriella Antova ka 5.5 pikë, Bellosllava Krësteva 5, Viktoria Radeva 4.5 dhe Nadja Tonçeva dhe Antoaneta Stefanova nga 4 pikë.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..