Pas një pauze dyvjeçare, treni legjendar Orient Ekspres, i cili udhëton një herë në vit nga Parisi deri në Stamboll, ndaloi në Stacionin Qendror Hekurudhor në Ruse, raportoi BTA. Në 15 vagonët e trenit udhëtojnë 83 turistë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe anglezë, dhe një staf prej 47 personash kujdeset për komoditetin e pasagjerëve. Menuja e larmishme e ushqimit përfshin një pjatë lokale nga çdo vend ku kalon treni.
Para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA, Stefano Gambilone, një nga stuardët në tren, e krahasoi përjetimin në tren me një transferim në vitet 1920. Ai vuri në dukje se pasagjerët gjithmonë festojnë diçka dhe është gjithmonë argëtuese.
Sipas Radosllav Turllakovit, kreu i Stacionit Qendror Hekurudhor në Ruse, gjatë qëndrimit në qytetin bullgar Ruse pranë lumit të Danubit, treni do të mbushet me ujë, do t'i nënshtrohet një kontrolli teknik dhe një kontrolli kufitar. Për rrugën drejt Varnës, dy lokomotivat rumune me naftë do të zëvendësohen me lokomotivën e re elektrike të Hekurudhave Shtetërore Bullgare “Hani Kardam”.
Treni duhet të arrijë nesër në Stamboll. Pas kësaj “Orient Ekspres” do të kalojë sërish përmes Ruses të shtunën e datës 3 shtator, kur do të qëndrojë në stacion për 101 minuta.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..