Më 1 dhe 2 shtator 2022 Presidenti Rumen Radev ndodhet për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara arab. Vizita është me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar të Abu Dhabi Shejh Mohamed bin Zajed Al Nahjan. Dy krerët e shteteve do të nënshkruajnë dokumente dypalëshe në sektorë të ndryshëm. Planifikohet të mbahet një forum biznesi me pjesëmarrjen e kompanive tona, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e Abu Dhabit. Po punojnë gjithashtu për të arritur një marrëveshje midis qeverive të Bullgarisë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve.
Ndër theksat kryesore të vizitës janë bashkëpunimi dypalësh në fushën e energjetikës dhe ekonomisë dhe mundësitë për investime në Bullgari dhe projekte të përbashkëta me pjesëmarrjen e kompanive bullgare.
“Bullgaria ka ambicie për një dialog bilateral shumë më aktiv me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili do të çonte në rezultate konkrete në energjetikë, teknologjitë e lartë, inovacionet, transportin dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, tha Radev me të mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe mbrëmjen e 31 gushtit.
Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..