Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dronët iranianë japin defekte në fushën e betejës në Ukrainë

| rinovuar më 22-09-01 1.39.MD
Foto: ru.irna.ir

Irani i ka dorëzuar Rusisë grupin e parë të dronëve, por me sa duket janë me defekt, shkruan botimi elektronik DW, duke cituar Washington Post. Sipas botimit amerikan, i cili iu referohet burimeve nga shërbimet sekrete, që më 19 gusht rusët marën dy lloje dronësh iranianë për luftën në Ukrainë. Këta dronë janë të modeleve “Mohaxher-6” dhe “Shahed” dhe mund të qëllojnë instalimet e radarëve, pozicionet e artilerisë dhe objekte të tjera ushtarake. Megjithatë, burimi raporton se tashmë gjatë fluturimeve të para testuese, forcat e armatosura ruse gjetën një sërë defektesh dhe nuk ishin fare të kënaqur.

Deri më tani, dronët iranianë kishin një reputacion të mirë, veçanërisht pasi ishin në gjendje të depërtonin në mbrojtjen ajrore të Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbrojtje kjo e cila u prodhua në SHBA. Burimet amerikane raportojnë se problemet teknike filluan me dorëzimin e dronëve, që është një nga arsyet pse operatorët rusë të dronëve trajnohen në Iran.

Pikërisht shfrytëzimi i dronëve për të drejtuar zjarrin e artilerisë ndihmoi ushtrinë ukrainase të ecë më mirë në këto beteja, pranojnë ekspertët ushtarakë rusë.

Ndërkohë, luftimet në Donbas vazhdojnë, ndërsa Kievi kritikoi ashpër mungesën e unanimitet midis vendeve evropiane në lidhje me regjimin e vizave për rusët. Më 31 gusht, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të pezullojnë marrëveshjen e vitit 2007 me Rusinë për lehtësimin e vizave, por nuk ranë dakord për një ndalim të plotë të lëshimit të vizave ruse. Bullgaria, si pjesë e BE-së, dha pëlqimin për t’i dhënë fund dhënies së lehtësuar të vizave për qytetarët rusë, njoftoi Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev. Gjithashtu, nuk do të njihen pasaportat e lëshuara nga territoret e pushtuara, shtoi ai. Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko tha se vendimi nuk do të mbetet pa pasoja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kështjella Carevec

Në Veliko Tërnovo, mirëpresin Ngjalljen e Krishtit në kështjellën Carevec

Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30 të Shtunën e Madhe, dhe një orë më vonë, fillon një shërbesë e Pashkëve përpara Kishës Patriarkale..

botuar më 25-04-19 3.27.MD

Nxënës mblodhën para në një pazar bamirësie për të dëmtuarit e zjarrit në Koçani

Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300..

botuar më 25-04-19 1.14.MD
Patriarku Daniill

Patriku Daniill do të shërbejë Liturgjinë e Krizostomit për Ngjalljen e Krishtit

Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..

botuar më 25-04-19 9.56.PD