Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asistencë për kompanitë dhe organizatat në fushën e teknologjive hapësinore dhe inxhinierisë

Foto: pixabay

Kompanitë dhe organizatat bullgare do të mbështeten për aktivitetet e tyre në zhvillimin e teknologjive hapësinore dhe programeve të inxhinierisë hapësinore, njoftoi Ministria e Inovacionit dhe Zhvillimit. Përzgjedhja do të mbahet në kuadrin e një tenderi të Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Bullgarinë me një buxhet total prej 2.2 milionë levash (1.1 milionë euro).

Në vitet e fundit janë financuar 39 projekte me vlerë mbi 13 milionë leva (6.6 milionë euro). Midis tyre janë studimet për një instrument të montuar në një satelit ndërkombëtar për të matur rrezatimin në orbitën rreth Marsit; një serë hapësinore që rikrijon kushtet specifike mjedisore për rritjen e bimëve; modulet e ushqimit hapësinor për ekuipazhet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

SHBA-të dhe Bullgaria do të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe energjetikë

Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të përbashkëta - sigurinë energjetike, aftësitë mbrojtëse dhe investimet. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm..

botuar më 25-04-30 9.07.PD

Parashikimi i motit për 30 prillin 2025

Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..

botuar më 25-04-29 7.35.MD
Chris Wright (majtas) dhe Zheço Stankov

Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan partneritetin e tyre strategjik në energjinë bërthamore

Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..

botuar më 25-04-29 6.39.MD