Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gëllëb Donev është duke vizituar fshatrat e dëmtuara nga përmbytjet në rrethin e Karllovos

| rinovuar më 22-09-06 3.00.MD
Gëllëb Donev në fshatin e përmbytur Karavellovo
Foto: Evelina Stojanova

Në festën e Ditës së Bashkimit të Bullgarisë, kryeministri nga qeveria teknike Gëllëb Donev është duke udhëtuar nëpër fshatrat e prekura nga përmbytjet në rrethin e Karllovos, për të kontrolluar në vend veprimet e institucioneve për tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë në rajon.

"Do të ndahen fondet dhe do të sigurohen materiale ndërtimi, të nevojshme për të rivendosur dëmet e shkaktuara në shtëpitë e njerëzve. Fondet do të ndahen dhe diferencohen në mënyrë që çdo viktimë, çdo familje të mbështetet dhe të dijë se shteti qëndron fort pas tyre" - siguroi Donev. Banesa të përkohshme pritet të sigurohen në fshatrat më të prekura. Qytetarët mund të paraqesin aplikime për ndihmë të njëhershme.

Autoritetet bullgare nuk e kanë aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari. Ai shpjegoi se Komisioni është në kontakt me autoritetet bullgare dhe është në dijeni të situatës, por nuk ka pasur asnjë kërkesë për ndihmë nga ana jonë, njoftoi korrespondentja e BNR Angelina Piskova nga Brukseli.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD