461 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 263 nga një ditë më parë. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14% e 3196 testeve të kryera janë pozitive, thekson portali coronavirus.bg.
Rastet aktive janë rritur me 386 në 12 108. 24 të infektuar janë shtruar në spitale. 17 prej tyre ose 70.8% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital janë rritur me 8 në 743. 42 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 person i diagnostikuar me Covid i cili nuk ishte imunizuar. Janë kuruar 74 veta. Të martën janë bërë 57 vaksina. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë administruar 4 526 869 doza vaksinash.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..