461 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 263 nga një ditë më parë. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 14% e 3196 testeve të kryera janë pozitive, thekson portali coronavirus.bg.
Rastet aktive janë rritur me 386 në 12 108. 24 të infektuar janë shtruar në spitale. 17 prej tyre ose 70.8% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit në spital janë rritur me 8 në 743. 42 të infektuar mbeten në terapi intensive.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 person i diagnostikuar me Covid i cili nuk ishte imunizuar. Janë kuruar 74 veta. Të martën janë bërë 57 vaksina. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë administruar 4 526 869 doza vaksinash.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..