Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson pret që Bullgaria t'i bashkohet masave të propozuara nga Komisioni Evropian për anulimin e dhënies së lehtë të vizave për rusët. E pyetur nëse edhe Bullgaria pritet të zbatojë masat e reja të dakorduara për vendet e zonës Shengen, Johansson tha se pret që vendet e BE-së që nuk janë ende pjesë e Shengenit të zbatojnë ndryshimet e propozuara.
Komisionerja evropiane shtoi se nuk ka më vend për besim mes BE-së dhe Rusisë dhe për këtë arsye për qytetarët rusë duhet të jepen vetëm viza humanitare dhe jo turistike. Koha e aplikimit për viza do të zgjatet, ndërsa tarifat do të rriten nga 35 euro në 80 euro, transmeton BTA.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..