Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikojnë një valë të re të koronavirusit gjatë vjeshtës

Prof. Radka Argirova
Foto: Gergana Hrisçeva

Në tetor do të ketë një tjetër kulm të koronavirusit, tha epidemiologia Prof. Radka Argirova për Nova TV.

“Kjo majë nuk do të jetë e lartë, nuk do të jetë e tmerrshme - do të jetë më e ulët, më e vogël, por do të jetë më e gjatë me kohë”, theksoi Argirova. Ajo vuri në dukje se aktualisht nuk ka të dhëna për variantet e reja të Covid-19.

Tetori përkon edhe me fillimin e sezonit të gripit, ndaj duhet bërë një fushatë e përgjithshme vaksinimi - si për variantet e koronavirusit Omikron, ashtu edhe për vaksinën e gripit, rekomandoi epidemiologia. Sipas Argirova, vaksinat e para kundër “Omikron” priten në Bullgari në fund të shtatorit dhe ato janë të aplikueshme vetëm për personat që kanë marrë tashmë vaksinat e mëparshme kundër Covid.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD