Ministrat e Energjisë të BE-së takohen në një mbledhje të jashtëzakonshëm në Bruksel. Ata do të diskutojnë propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e gazit rus. Shumica e vendeve anëtare janë kundër masës sepse nuk ka qartësi për pasojat ekonomike, pohoi Reuters, duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
Megjithëse nuk është në resorin e tyre, ministrat e energjisë do të miratojnë anulimin e regjimit të lehtësuar të vizave me Rusinë, shpjegoi për BNR presidenca çeke e BE-së.
Në fjalimin e tij të rregullt të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se që nga 1 shtatori, më shumë se 1000 kilometra katrorë prej territorit ukrainas janë çliruar nga pushtimi rus. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, thellësia e kundërofensivës pranë Harkovit drejt Izjumit ka arritur në 50 km.
Lawrence Freedman, një profesor i historisë ushtarake në Kolegjin Mbretëror të Londrës, komentoi për BNR se mbrojtja ruse pranë Harkovit u plas sepse komanda ruse e lejoi veten të befasohej nga ukrainasit.Efekti i protestave kundër zinxhirëve ushqimorë është i dukshëm, tha ministri i bujqësisë Georgi Tahov në Plovdiv, ku mori pjesë në një takim kombëtar të prodhuesve të frutave dhe perimeve. Ai shtoi se tashmë ka një ulje të çmimeve të produkteve..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..
Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..