Çdo i pesti bullgar nuk ka lexuar asnjë libër gjatë vitit të fundit. Kjo u bë e qartë nga rezultatet e Studimit Kombëtar të Qëndrimeve të Leximit në mesin e qytetarëve bullgarë të grupmoshave të ndryshme, i kryer në fund të vitit 2021 me urdhër të asociacionit "Libri Bullgar". Akoma më alarmues është fakti se një numër i madh i të anketuarve nuk kanë asnjë libër në shtëpi. Sipas sondazhit, lexuesit më aktivë janë bashkatdhetarët tanë nga mosha 40 deri në 65 vjeç dhe më pak të interesuar për “botët mes kopertinave” janë të rinjtë nga 15 deri në 30 vjeç, një trend që u vu re në një anketë të mëparshme të ngjashme të asociacionit nga viti 2019.
Specialistët e gjejnë arsyen tek rritja e interesit për serialet dhe leximin e informacioneve të ndryshme joartistike në internet. “Ky është një trend global, pasi në Gjermani, për shembull, në vitin 2017 është konstatuar se leximi është në rënie, por në grupmoshën 44 deri në 54 vjeç. Arsyeja është se në Gjermani, si një nga kombet në botë që lexon më shumë, ka një politikë serioze shtetërore për ta promovuar këtë aktivitet tek adoleshentët”, tha Desisllava Aleksieva, kryetare e asociacionit “Libri Bullgar”, për BNR Vidin.
"Përfundimi që mund të nxjerrim nga studimi është se nëse nuk ndërmarrim masa afatgjatë, bullgarët do të bëhen një komb që nuk lexon në përgjithësi. Ne mendojmë se duhen veprime për të kthyer tendencat negative. Teknologjitë moderne nuk janë armiku ynë dhe nuk do te zhduken. Nuk mendoj se duhet ta konsiderojmë përdorimin e teknologjive moderne si konkurrencë, sepse libri na jep gjera shume te ndryshme. Leximi zhvillon imagjinatën, provokon te menduarit, na jep mundësinë te jetojmë 1000 jetë pa pasur nevojën për të jetuar 1000 vjet. Është një fakt i padiskutueshëm që kombet që lexojnë janë ekonomikisht me te begata. Ekziston një studim i disa viteve me pare sipas te cilit nëse tendencat negative ne lexim ndryshohen dhe rritet shkrim-leximi i popullatës në Bullgari , PBB-ja mund të rritet katërfish, domethënë investimet në lexim dhe shkrim-lexim janë investime në të ardhmen”.
Vitet e fundit vihet re rritje e blerjeve të letërsisë për fëmijë. Kjo çon edhe në rezultatin inkurajues të hulumtimit, se 83% e prindërve të anketuar kanë deklaruar se u lexojnë fëmijëve të tyre.
“Për të lexuar libra, duhet të kesh dikë që të të inkurajojë në këtë që në moshë të vogël, të jetë një shembull për ty”, thotë në një anketë të BNR-Vidin, një i ri bullgar.
“Mendoj se në përgjithësi ka rënë dëshira e njerëzve për të edukuar – beson një bashkëqytetar i moshuar. - Të rinjtë lexojnë më pak sepse janë vazhdimisht në internet. Të moshuarit lexojnë më shumë libra. Unë personalisht blej libra, po i preferoj autorët e rinj – ata janë më modernë dhe më interesantë”.
Çmimet e larta të librave të rinj në Bullgari kanë kthyer shumë njerëz në biblioteka. Kështu mendon Petër Penev, punonjës në bibliotekën rajonale “Hristo Botev” në qytetin e Vracës. Kënaqësia më e madhe për të është të jetë në gjendje të ofrojë titullin që një lexues kërkon, veçanërisht kur është një klasik i harruar ose një libër i vlerësuar me çmime nga vende të panjohura dhe ekzotike për përkthim letrar, si Serbia dhe Greqia për shembull. Por kjo është më e vështira, pranon ai, sepse fondet nuk mjaftojnë për të blerë libra të rinj dhe jo gjithçka gjendet në bibliotekë.
“Sot interesi më i madh është për biografitë dhe autobiografitë kryesisht të bullgarëve të njohur si Nevena Kokanova, Cvetana Maneva, Todor Kolev, të sportistëve si Hristo Stoiçkov dhe Dimitër Berbatov. Bullgarët e rikthyen interesin e tyre edhe për shkrimtarët vendas që padyshim e meritojnë – Georgi Bërdarov, Georgi Gospodinov, Milen Ruskov, Maria Llaleva. Adoleshentët janë të interesuar kryesisht për seritë botërore tëlibrave fantastike”, tregon Petër Penev.
Ai mendon se leximi mund të kthehet në një aktivitet elitar në vendin tonë, veçanërisht tek më të rinjtë.
"Këta pak fëmijë të zgjuar do të vazhdojnë të lexojnë dhe pjesa tjetër do të mbetet me njohuri të fragmentuara nga rrjetet sociale dhe interneti," parashikon bibliotekari.
Përpiloi: Vesella Krësteva (sipas intervistave të Pllamen Kocevit, BNR Vidin)
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..