Canko Cankov fitoi maratonën e notit në Ngushticën e Gjibraltarit. Ai e kaloi distancën prej 16 km e 750 m nga Tarifa (Spanjë) deri në Punta Cires (Marok) për 3 orë, 56 minuta e 3 sekonda. Sprinti i fortë final i solli Canko Cankovit një sukses historik, duke e bërë atë bullgarin e parë që notoi distancën nga Evropa deri në Afrikë.
Garuesi është në gjendje të mirë fizike pas fitores së arritur në kushtet jashtëzakonisht të vështira në Oqeanin Atlantik.Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..