165 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 91 nga një ditë më parë. 68.5% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 14.3% e 1157 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, Njofton portali coronavirus.bg.
Rastet aktive janë rritur me 118 në 11 424. 10 të infektuar u shtruan në spitale. 7 prej tyre nuk janë të vaksinuar. Numri i pacientëve të shtruar në spital janë ulur me pesë pacientë në 627. Janë 35 të infektuar në terapi intensive.
Nuk është regjistruar asnjë vdekje me Covid të konfirmuar gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh. Janë shëruar 47 veta. Të dielën janë bërë 19 vaksina. Janë 2 070.322 bullgarë që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..