Qeveria e përkohshme po punon me besim për të vënë nën kontroll kaosin energjetik, tha për Nova TV kryeministri nga qeveria teknike Gëlëb Donev.
“Javën e ardhshme do të kemi aktin 15 për lidhjen e gazit me Greqinë – gjë për të cilën morëm akuza se e sabotojmë”, tha kryeministri dhe premtoi se kjo do të ulte çmimin e karburantit.
Bisedimet janë duke u zhvilluar me Greqinë dhe Turqinë për të rezervuar slota për importin e gazit të lëngshëm, shpjegoi Donev dhe shtoi se nuk ka asnjë përgjigje nga kompania ruse Gazprom për të rifilluar dialogun. Ai paralajmëroi se dimri do të jetë i vështirë, por kabineti po bën përpjekje për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset. Kryeministri nuk i mbështeti fjalët e zëdhënësit të kabinetit, Anton Kutev, se dimrin e ardhshëm kriza do të paguhet me jetë njerëzish.Deri më 18 gusht, nga ndërprerje në furnizimin me ujë janë prekur gjithsej 260 868 persona, 16 qytete dhe 283 fshatra, njoftoi ministri i zhvillimit rajonal, Ivan Ivanov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili..
Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevoja shtëpiake në këtë moment, deklaroi ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i..
Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë", krye-komisar Aleksandër Xhartov. Ai e përshkroi situatën si..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet..
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov..