10 ditë do të vazhdojë riparimi i monumentit të njohur të dinastisë së Asenevcit në Veliko Tërnovo. Pajisjet që mbajnë shpatën e gjatë 33 metra në mes të kompozicionit do të ndërrohen, njoftoi nënkryetari i komunës Nejko Gençev. Disa nga 60 000 elementet mbështetëse janë dëmtuar që gjatë instalimit të tyre në vitin 1985 kur u ngrit monumenti për 800-vjetorin e kryengritjes së mbretërve Asen dhe Petër.
Katër kalorësit prej bronzi në monument peshojnë nga 9 deri në 11 tonë. Ato janë ngjitur në tokë me një çelik japonez të porositur posaçërisht atëherë dhe janë në gjendje të shkëlqyer.
"Nuk ka asnjë monument tjetër në Evropë që është bërë duke përdorur këtë teknologji. Figurat e kuajve kanë litarë çeliku që i mbajnë ata drejt," thotë Gençev.
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..