Forcat ukrainase kanë rikthyer 6000 km katrorë nga Rusia në avancimin e tyre këtë muaj, duke përfshirë 500 km katrorë në rajonin e Hersonit, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Trupat ruse u detyruan të largoheshin nga pjesa më e madhe e rajonit të pushtuar të Harkovit dhe shumë prej tyre u tërhoqën në Rusi. Forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë në rajonin e Doneckut nga Seversku e gjer te Bakhmuti, ndërsa në rajonin e Hersonit ka një progres të moderuar të sulmit ukrainas, raportoi CNN, duke cituar një burim nga Pentagoni.
Ukraina dhe Rusia janë duke luftuar për qytetin e Limanit, raportoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW. "Ukraina ka kthyer valën e agresionit rus, por kundërofensiva e tanishme nuk do t'i japë fund luftës," vuri në dukje ISW.Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..