654 janë të infektuar rishtas me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 198 nga një ditë më parë. 63% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 10.4% e 6226 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive, thekson portali coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 21 në 10 025. 101 të infektuar u shtruan në spitale. 79 prej tyre nuk ishin të vaksinuar, ose 78% e të shtruarve në spital. Të shtruarit u rritën me 11 në 625. Janë 32 të infektuar në terapi intensive. Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 3 persona me Covid të konfirmuar. Të gjithë të vdekurit nuk ishin të imunizuar. 702 veta janë shëruar. Të martën u administruan 1169 vaksina.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..