Kënga "Ndihmë" është pjesë e "Oksigjeni" - kështu quhet albumi i gjashtë radhazi i grupit "Ostava". "Ndihmë" është “muzikë lirike me elemente retro”, thotë autori i muzikës, Georgi Georgiev.
Së bashku me pjesën tjetër të grupit ata vendosën ta përfshinin në album, duke e kthyer në një këngë të stilit të "Beatles" dhe baladave rock të viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Teksti është i Svilen Noevit. Regjisori i videos është Simeon Stoillov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..