Në prag të vitit të ri shkollor në Bullgari, 15 shtator, dhe disa ditë pasi bota festoi Ditën Ndërkombëtare të Alfabetizmit për të 57-in vit radhazi, më 8 shtator, lind sërish pyetja se kush kë po e kontrollon – personi fjalët apo fjalët personin.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 780 milionë njerëz, ose një në pesë njerëz në botë, nuk kanë as njohurit minimale gjuhësore, 75 milionë fëmijë nuk ndjekin shkollën dhe shumë të tjerë nuk ndjekin mësimet vazhdimisht ose e braktisin sistemin arsimor.Për krizën e cila po thellohet gjithnjë e më shumë në arsim rikujtoi dhe raporti i fundit i Komisionit Ndërkombëtar mbi arsimin dhe UNICEF, me titull “Derisa fëmijët dhe të rinjtë janë në dijeni me zhvillimin e mjeshtërive?”. Sipas rezultateve, në Bullgari 48% nga të rinjtë në moshë midis 15 dhe 24 vjeç nuk kanë mjeshtëri bazë, të domosdoshme për arsimin e mesëm. Sipas Eurostatit, për vitin 2021, 14% nga të rinjtë në vendin tonë janë jashtë sistemeve të punësimit, arsimit, ose trajnimit. Kurse një studim i Ministrisë së Arsimit për të njëjtin vit plotëson se, 120 000 fëmijë në një moshë shkollore janë në rrezik nga rënia nga sistemi arsimor.
Brezi më i moshuar i mësuesve në vendin tonë është gjithnjë e më i vështirë për të arritur tek fëmijët e epokës digjitale dhe njohuritë teorike në klasë janë ende larg aftësive të nevojshme për jetën reale të shekullit të 21-të. Dhe pavarësisht përdorimit të përditshëm të mediave dhe përmbajtjeve digjitale, tabloja e përgjithshme intelektuale për dekadat e fundit në Bullgari vazhdon të duket e zymtë. A ka të bëjë politika me aftësinë tonë për t'u shprehur drejt dhe a është shkrim-leximi një problem brezash - pyetën kolegët tanë nga Radio Vidin eksperten e gjuhës bullgare Dr. Pavlina Vërbanova, krijuese e platformës "Si shkruhet", e cila ekziston prej dhjetë vjetëve.
“Mendoj se sot niveli ynë i shkrim-leximit është bërë më i dukshëm, falë internetit dhe aftësisë që secili të publikojë lirisht ndonjë përmbajtje të tij. Kuptohet, kjo mund të jetë video, por shpesh publikojmë dhe ndonjë përmbajtje me shkrim dhe pikërisht aty bëhet e qartë se cila është shkalla e shkrim-leximit tonë, sa e kemi përvetësuar kodin e komunikimit me shkrim”.
Çdo periudhë e historisë njerëzore lë gjurmë mbi gjuhën dhe shkrimin tonë. Prandaj Dr. Vërbanova shprehet kategorikisht se fjalori dhe leksiku modern ndryshon shumë shpejt dhe ndikohet nga ngjarjet politike në vendin tonë dhe në mbarë botën. E keqja është se, pak nga pak po ulet dhe kultura gjuhësore e politikanëve, që pa dyshim ka ndikimin e vet mbi shoqërinë.
“Unë si një specialiste do ti lejoja vetes që të them se, rregullat e drejtshkrimit dhe të pikësimit bullgar janë mjaft komplekse. Këtu nënkuptoj të gjitha ato rregulla, nën rregulla, përjashtime, hollësi që pothuajse vetëm specialistët - redaktorët, korrigjuesit dhe shpresojmë gazetarët - i dinë. Unë do të doja veçanërisht që njerëzit që nuk janë lidhur profesionalisht me fjalën, por megjithatë duhet të kenë një kulturë relativisht të lartë, t'i kushtojnë vëmendje eliminimit të gabimeve të rënda drejtshkrimore që bëjnë. Kjo është e arritshme dhe varet vetëm nga dëshira e personit të veçantë”.
Shprehjet zhargone dhe fjalët e huaja që përdoren nga të rinjtë bullgarë nuk janë gjë e keqe, thotë doktoresha Pavlina Vërbanova. Ato janë pjesë e jetës sonë në një botë të lirë dhe të hapur. “Problemi vjen kur po këta të rinj duhet të komunikojnë në një situatë tjetër të të folurit dhe bëhet e qartë se ata nuk kanë kapacitetin gjuhësor për ta bërë këtë.
“Ne sikurse e kemi bazuar edukimin në disa propozime teorike që nuk kanë të bëjnë shumë me nevojat moderne gjuhësore. Përpjekjet nuk janë të drejtuara mbi gjënë kryesore që një person duhet të jetë në gjendje të bëjë pas mbarimit të arsimit të mesëm - të shprehet denjësisht në gjuhën e tij amtare, të shprehet në mënyrë adekuate, të jetë në gjendje të ndërrojë kodet, sepse në një mënyrë ky njeri i ri do të flasë me bashkëmoshatarët e tij, por ndryshe duhet të flasë kur është në një situatë të foluri formale, kur komunikon me institucionet ose kur duhet të shkruajë ndonjë dokument.”
Kurse ajo, gjuha, është një pjesë nga kultura dhe nga identiteti kombëtar i secilit prej nesh. Themeli, mbi të cilin ndërtohet çdo gjë tjetër. “Synimi drejt një kulture më të lartë gjuhësore është një pjesë e vetëvlerësimit të një personi modern”, shton Dr. Vërbanova. Kurse një shoqëri e vërtetë, e lirë civile formohet vetëm nga individë të lirë dhe që e respektojnë veten.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: unicef.bg, ЕPА/BGNES, arkiv
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..