Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë mund të kontrollohet se ku mund të votohet jashtë vendit

Foto: arkiv

Nga data 14 shtator qytetarët mund të kontrollojnë vendndodhjet dhe adresat e vendvotimeve jashtë vendit. Ato janë publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme. Shefi i grupit të punës “Zgjedhjet” në ministri, Ivan Kondov, kujton se jashtë vendit do të ketë 755 seksione, ose 4 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 14 nëntorit 2021. Aplikacionet e paraqitura për votim jashtë vendit janë pak më shumë se 50 mijë.

Janë marrë leje për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha vendet dhe pritet një nga Kanadaja. Nga 15 deri në 20 ditë janë të nevojshme për dërgimin e 760 makinerive në 345 seksione jashtë vendit. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë përfunduar konsultimet me formacionet politike për përcaktimin e anëtarëve për komisionet sektoriale jashtë vendit dhe janë propozuar pak më shumë se 1800 persona nga 4200 që kërkohen, sqaroi diplomati.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shkurtin

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 25-02-10 7.30.MD
Ministri Stankov

Ministri i energjisë Zheço Stankov është në SHBA për takime me bizneset amerikane

Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..

botuar më 25-02-10 5.58.MD

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD