Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u tregoi gazetarëve makineritë e votimit dhe mbrojtjet që garantojnë se pajisjet nuk mund të manipulohen. Demonstrimi ishte i nevojshëm për shkak të sasisë së informacionit, sidomos në rrjetet sociale, se mund të çmontohet makina dhe disi të futen të dhëna që nuk janë nga softueri i miratuar”, tha zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva. Sipas saj, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit janë të caktuar afro 11 mijë makina dhe nuk do të lejohet ndërrimi i pjesëve në to ditën e votimit. Vetëm ndërrimi i letrës për printimin e faturave do të jetë i pranueshëm.
Gjithsej 5333 janë kandidatët për të hyrë në parlament, nga të cilët 1576 janë gra, njoftoi KQZ.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..