“Jashtë kornizës” titullohet ekspozita e piktorëve bullgarë të lëvizjes “Art Brut”, e cila do të hapet mbrëmjen e 16 shtatorit në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Paris. Në vitin 1945, artisti Jean Dubuffet prezantoi termin “Art Brut” për artin jashtë kulturës zyrtare, dhe sot i referohet punës së artistëve autodidakt. Në ekspozitë prezantohen mbi 70 vepra - piktura, skulptura dhe gdhendje në dru, si dhe një koleksion vizatimesh të pacientëve nga arkivi i një spitali psikiatrik. Deri më tani, Bullgaria është i vetmi vend evropian që nuk ka performuar në këtë fushë. Mungojnë informacionet për artistët tanë bashkëkohorë të artit brut, kjo është arsyeja pse ata mbeten plotësisht të panjohur në qarqet ndërkombëtare.
Pas Francës, ekspozita do të shfaqet për publikun bullgar në janar 2023, në një galeri në Sofje.
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..