Më shumë se 30 vjet ajo drejton shkollën artistike “Kolorit” në qytetin Pleven dhe me nxënësit e vet lavdërojnë Bullgarinë në mbarë botën.
Tashmë tridhjetë vjet me radhë një bullgare ua përcjell fëmijëve dashurinë për traditat dhe zakonet bullgare përmes artit të ngjyrave. Kurse rezultatet e kësaj krijimtarie iluministe sjell qindra çmime ndërkombëtare, njohje dhe admirim për vendin tonë.
Gjatë vitit 1990, kur Bullgaria niset nëpër rrugën e saj demokratike, Maja Ananieva zbulon lirinë e saj personale dhe artistike në idenë për një shkollë për të pikturuar për fëmijë që nga 4 deri më 19 vjeç. E quan “Kolorit” dhe kështu në qytetin e saj të lindjes Pleven fillon historia e kulturës së Bullgarisë, në prag të dy shekujve. Maja i mëson nxënësit e vet jo vetëm me mjeshtëri artistike, larminë e ngjyrave dhe sekretet e furçës, por u tregon për qëndisjet bullgare, për veshjet popullore nga krahinat e ndryshme të vendit dhe për simbolikën e çdo një luleje të qëndisur prej tyre dhe çdo një fije të përfshirë aty.
“Do të thosha se, folklori bullgar në të gjithë larminë dhe bukurinë e tij është një markë e ruajtur për shkollën artistike “Kolorit” - tregon për Radio Bullgarinë Maja Ananieva. Fëmijët pëlqejnë të pikturojnë mbi këtë temë dhe shumë nga konkurset, në të cilat marrim pjesë provokojnë piktura, të cilat janë të lidhura me identitetin kombëtar. Dhe në këtë mënyrë ne bashkërisht e rizbulojmë këtë kod bullgar, të ngulitura në kostumet tona të bukura dhe tepër të bollshme e të ngarkuara.”
Sukseset ndërkombëtare për fëmijët e talentuar të Majës nuk vonojnë, kurse sot ata janë qindra, në të pesë kontinentet. Njohja e fundit e madhe është nga Italia, ku Emanuella Kunova 11 vjeçe fitoi Çmimin e Parë nga konkursi i 6 Ndërkombëtar për pikturë “Këmisha ime e qëndisur bullgare 2022”.
“Emaniella është një nga fëmijët e suksesshëm të shkollës. Sivjet ajo fitoi dhe medalje të artë nga konkursi Ndërkombëtar në Izraeli “Shpirti bullgar në një tokë të Shenjtë” gjatë muajit shkurt. Fëmijët janë shumë kureshtar dhe kjo dashuri ndaj krijimtarisë popullore, e cila lind tek ata, shumë qartë depërton në pikturat. Atyre u bëjnë përshtypje dhe enët tradicionale prej balte, krijimet e mjeshtërve të mëdhenj të drugdhendjes. Unë thjesht u ndihmojë që ata të hapin interesin e tyre ndaj pasurisë së Bullgarisë, që të mund të ndihen krenarë me të” - sqaron piktorja. Dhe kështu, del se i mahnitin dhe të huajt.
“Veshjet popullore bullgare triumfuan në Hong Kong, Indi, në lulishten përpara “Shtëpisë së Bardhë” në Uashington, tanimë 20 vjet i tregojmë në Portugali, Maqedoninë e Veriut, në Itali dhe në një sërë vendesh të tjera evropiane. Dhe kudo ku kalojmë shkaktojmë emocione të këndshme, kurse fëmijët tregojnë për anën autentike dhe koloritin mahnitës, që me të vërtetë bën përshtypje” - na sqaron me entuziazëm piktorja.
Në nëntor 2021 në Turqi, gjashtëvjeçari Aleksandër Jankov, i veshur me një kostum me kapuç, preu shiritin në Konkursin Botëror të Fëmijëve të Organizatës së Pediatërve dhe mori çmimin e tij të madh “Zemra e artë”.
“Dua që fëmijët e mi, nxënësit e mi të duan atdheun e tyre, pavarësisht nëse do të shkojnë të jetojnë diku tjetër nëpër botë. Aktualisht po mësoj bullgarë të cilët jetojnë me familjet e tyre në Londër, Madrid, Romë. Pandemia për mua hapi një mundësi të shkëlqyer për një mësim online të fëmijëve tanë jashtë shtetit. Këta fëmijë flasin një gjuhë bullgare të shkëlqyer, interesohen nga traditat, kultura, prindërit e tyre i veshin nëpër festa në kostume tradicionale dhe është shumë emocionuese. Ata e mbajnë Bullgarinë në vetvete, kjo është më e fortë nga pozicioni gjeografik, në të cilin gjenden” - është kategorike Maja, e cila tanimë po përgatit udhëtimin e ardhshëm të ambasadorëve të vegjël artistik në qytetin Evora të Portugalisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..
Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..