A mundet dhe si kultura mund të ndryshojë pamjen e një kryeqyteti evropian? Përgjigja është kategorikisht pozitive, sipas menaxherit kulturor dhe drejtor ekzekutiv i DOMA art Foundation Martina Stefanova. Bashkë me bashkëmendimtarë të tjerë tanimë për vitin e shtatë të radhës ajo dëshmon qart se si bëhet kjo me festivalin „КvАRТаl“, vend i njohur si lagjja e vjetër e hebrenjve në kryeqytetin tonë.
Sipas traditës, ngjarja gjithmonë është rreth Ditës së Sofjes 17 shtator, ku sivjet fillon më 16 shtator dhe do të vazhdojë deri më 18, kurse tema është “Gjërat e vogla”. “Sepse lagjja është një nga gjërat e vogla artistike, të cilat janë në qendër të qytetit. Zonë, e cila deri përpara disa vjetëve ishte mjaft enigmatike dhe e shmangur nga qytetarët, për shkak të së cilës u paraqit dhe vet festivali”, shpjegon Martina.
Sot me një krenari ajo deklaron se, për shtatë vjet përpjekjet e tyre kanë qenë të shpërblyer me disa ndryshime urbanistike taktike të vendit, hapësira të reja artistike tërheqëse, grafite të bukura dhe shumëngjyrëshe në mure dhe fasada dhe gjithnjë e më shumë mbështetës të idesë së ndryshimit të vendit ku banojmë përmes shfaqjeve kulturore dhe ngjarjeve publike. Akoma me edicionin e parë festivali "КvАRТаl" prezantoi dhe idenë e vet kryesore – t’u tregojë atyre që jetojnë aty si dhe miqve të ngjarjes potencialin e kësaj pjese nga qyteti - hapësirat e vogla, rrugicat, shtëpitë, kureshtjet arkitekturore dhe historike rreth nesh dhe përse ato duhet të ruhen. “Festival-kauzë për vendin”, përgjithëson Stefanova.
Pamja e lagjes së dikurshme të hebrenjve dhe një qendër tregtare në Sofje, siç e shikojmë sot, formohet pas Çlirimit deri në vitet 30 të shekullit të 20. Pas bombardimeve mbi kryeqytet gjatë vitit 1944 dhe emigrimit të komunitetit të madh hebre nga Bullgaria, një pjesë e madhe e ndërtesave u shtetëzuan dhe zona u shkretua. Në territorin e saj ka 110 monumente kulture, por 49 prej tyre iu hoq ky status në vitin 2005 pas një përditësimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të Paluajtshme. Në lagjen, me një popullsi prej rreth 12 000 banorësh sot, janë përqendruar muzetë dhe tempujt e feeve të ndryshme, punishtet e shumta krijuese, galeri, restorante dhe kafene. Martina Stefanova rikujton fjalët e arkitektit të njohur Belin Mollov i cili gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar thotë se, ky territor ka një frymë artistike boheme e cila duhet të shfrytëzohet.
“Çdo një lagje ka veçoritë e veta. Disa lagje janë industriale, të tjera kanë një drejtim tregtar. Lagja jonë, në këtë rast, mban historinë e lagjes boheme në Sofjen e vjetër dhe vendin, ku janë mbledhur intelektualët. Ka një lagje profesorësh, e cila gjendet rreth Universitetit të Sofjes. Çdo një vend duhet të zhvillohet sipas veçorive të veta dhe mbi bazën e tyre duhet të aplikohen politikat përkatëse”, tha në transmetimin “Horizonti i Natës” i Radios Kombëtare Bullgare Martina Stefanova. Problemet bazë sot në vend, në ngjashmëri të rajoneve të shumta në qendër të Sofjes janë mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme të gjelbra dhe të vendeve të parkimit, arkitekturë e pa mirëmbajtur dhe vende-vende të rrënuara të ndërtesave historike dhe infrastrukturë e dobët.Nëpërmjet programit të tij, festivali „КvАRТаl“ përpiqet të paktën për disa ditë të kapërcejë vështirësitë dhe t’i kthejë vendin njerëzve.
“Dhe sivjet kryeqytetasit si dhe miqtë e qytetit mund të shijojnë një zonë të shtuar këmbësore pa automobila, sepse qëllimi ynë është të ketë më shumë vend për njerëzit në këtë qytet. Më në veçanti në lagje, ku një problem mjaft serioz është ndërtimi në llogari të hapësirave publike. Më shumë se 100 lokacione me të cilat ne jemi partnerë në territor marrin pjesë - studio, punëtori, do të ketë një program muzikor, argëtim për të vegjlit, shfaqje në rrugë, turne letrare, një turne me karakter historik "Sofja ime hebraike" dhe ngjarje të tjera interesante, të cilat do të zgjasin gjendjen tonë festive verore.”
Të gjithë programin e festivalit të shtatë të qytetit „КvАRТаl“ mund ta shikoni në faqen e ngjarjes në rrjetin social.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / kvartal.art.district
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..