Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

24 janë pretenduesit për medaljen e artë nga Panairi Ndërkombëtar në Plovdiv

Foto: Panairi Ndërkombëtar Plovdiv

Gati 200 firma dhe kompani nga 12 vende demonstrojnë avantazhet dhe risitë e tyre konkurruese gjatë edicionit të 76-të të Panairit Ndërkombëtar Teknik në Plovdiv. Mbi 60 për qind e pjesëmarrësve në ekspozitë janë kompani të huaja nga Rumania, Polonia, Turqia, Maqedonia e Veriut, India, Dubai, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke, Tajvani dhe Azerbajxhani.

Aksentët e forumit janë teknologjitë digjitale, shtëpitë inteligjente dhe kursimi i energjisë, ndërtimi modern, ekonomia e gjelbër, eko-prodhimi, inxhinieria mekanike, industria kimike, teknologjitë hapësinore, industria e aviacionit dhe makinat elektrike.

Panairi do të vazhdojë deri më 24 shtator.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si çdo vit, më 15 shtator u hap zyrtarisht viti i ri shkollor në Bullgari

Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA. Kryeministri Rosen..

botuar më 25-09-15 12.06.MD

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..

botuar më 25-09-15 9.21.PD

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD